LSDM: Do të rriten pagat dhe pensionet, me miratimin e buxhetit për vitin 2023

“Koncepti i LSDM-së për kthimin e parave tek qytetarët është dëshmuar se është mjet i suksesshëm për tejkalimin e pasojave të krizës ekonomike botërore dhe ne do të vazhdojmë në atë drejtim”.

Këtë e tha sonte nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska. Ajo theksoi se do të përmirësohet edhe më tej masa “TVSH-ja ime”, me të cilën shteti për herë të parë i kthen paratë drejtpërdrejt në llogaritë e qytetarëve.

“TVSH-ja ime është një nga masat e zbatuara më së miri që jep një efekt të shkëlqyeshëm, prandaj ne do ta përmirësojmë edhe më tej këtë masë. Mjetet janë siguruar dhe nga viti i ardhshëm kufiri për rimbursim do të jetë 2100 denarë për një tremujor, në vend të 1800 denarë që janë tani, gjegjësisht secili individ do të mund të marrë 8400 denarë në vit”, tha Lukarevska.

Nënkryetarja Lukarevska theksoi se me Propozim-buxhetin për vitin 2023, i cili tashmë është në procedurë parlamentare, parashikohen mjete të mjaftueshme për rritje të re të pagës minimale, si dhe për rritje të re të pensioneve, sipas metodologjisë së re.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share