Për shkak të funksionit, Ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, është e obliguar të thotë nëse ka vetëdije bullgare, thonë nga LSDM-ja duke komentuar njoftimet për shtetësinë e saj bullgare.
Ndryshe, Agjencia bullgare e lajmeve BGNES, pas press-konferencës së të premtes së Bozhinovskës, publikoi se sipas burimeve të tyre anonime në Ministrinë e Drejtësisë, Bozhinovskës nuk I është dorëzuar dekreti për lirimin nga nënshtetësia bullgare.
Ajo disa herë ka deklaruar se ka dorëzuar kërkesën për heqjen dorë nga nënshtetësia bullgare dhe se posedon nënshtetësi të Maqedonisë dhe Çekisë. Për këtë cështje tha se do të konsultohet me avokatët.
BOGDANKA KUZESKA – ZËDHËNËSE E LSDM-së
“Si ndjehet Bozhinovska dhe nëse ka vetëdije bullgare nuk është çështje për avokatët. E palejueshme është që ta gënjejë dhe manipulojë opinionin, ajo kryen funksion të lartë publik dhe për shkak të raporteve me Bullgarinë ka për detyrë t`i kumtojë opinionit për vetëdijen e saj. Bozhinovska duhet të përgjigjet edhe për borxhin e firmave prej 1 milion euro.