LSDM: Bllokadat e Mickoskit – kundër interesave të qytetarëvë

Bllokadat nga Mickoski për anëtarësim në BE, sipas LSDM-së pushtetare, janë kundër një jete më të mirë për njerëzit, përcjell KlanM.

Sipas kësaj partie, veprimet e VMRO-së dhe Mickoskit janë kundër interesave të qytetarëve të Maqedonisë.

“Ata janë kundër një standardi më të mirë jetese të njerëzve, një ekonomie më të fortë, një sundim më të mirë të ligjit, një demokracie më të mirë, një drejtësie më të madhe sociale. Qytetarët e meritojnë mundësinë e integrimit në Bashkimin Evropian, meritojnë një jetë më të mirë dhe mundësi për zhvillim dhe përparim, por nuk meritojnë të paguajnë çmimin e bllokadave të DPMNE-së. Vendi po përballet me një shans historik për anëtarësim në BE, unioni e ka bërë të qartë se është gati për një zgjerim të ri deri në vitin 2030 dhe duhet shfrytëzuar tani. Vendimi për ndryshime kushtetuese është e vetmja detyrë që duhet përfunduar për vazhdimin e integrimeve evropiane. Bllokada nuk sjell veçse izolim dhe pritje, 11 apo 17 vite të tjera të humbur”, thuhet në reagimin e LSDM-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share