“LSDM, BDI, ASH bashkë në zgjedhjet e ardhshme” – Neziri: Edhe Besa do të kërkojë t’iu bashkohet

Do të jetë interesant se si do të funksionojë kampi opozitar ku do të jenë edhe Lëvizja Besa edhe Alternativa, të cilat deri para një kohe ishin një subjekt. Kështu vlerëson analisti Xhelal Neziri në emisionin Klan Debat. Neziri shtoi se pret që edhe brenda Besës të shtohen zërat që do të kërkojnë që të nisë një afrim me partitë që janë në bllokun qeverisës.

“Nuk mendoj se këto parti që e përbëjnë koalicionin qeverisës do të jenë bashkë vetëm për një vit. Mendoj se këto parti bashkë, LSDM, BDI, ASH dhe të tjerat në kuadër të një koalicioni të madh të shkojnë në një koalicion parazgjedhoir në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen bashkë me ato presidenciale. Dhe kjo do të jetë një motiv tjetër që këto koalicione parazgjedhore, mbietnike, ideologjike të forcohen dhe të krijohen. Mendoj se edhe tek Lëvizja Besa do të kërkojnë t’i bashkohen këtij fronti, këtij koalicioni të madh”, deklaroi Xhelal Neziri./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share