LSDM: Bashkëshortja e kryetarit të një komune të VMRO-së është zgjedhur anëtare e re!

ANËTARËT E KËSHILLIT GJYQËSOR

LSDM ka reaguar sot se për antarë të këshillit gjyqësor është zgjedhur bashkëshortja e kryetartit të degës së VMRO DPMNE-së në Radovishë. Nga kjo partia vlerësojn se kjo lëvizje është tentim për ngritjen e një gjyqësie të kontrolluar partiake, e cila, siç thonë ata, nuk do t’i shërbejë qytetarëve, por VMRO-DPMNE-së.

LSDM opozitare akuzoi zgjedhjen skandaloze të gjyqtares Danka Ristova nga Gjykata e Apelit të Shtipit për anëtare të re të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve. Siç thonë ata, është zgjedhur bashkëshortja e kryetarit aktual të Radovishit nga VMRO-DPMNE, Aco Ristov.

 Partia vlerësoi se zgjedhja e saj është përpjekje për të krijuar një gjyqësor të kontrolluar partiak, i cili, , nuk do t’i shërbejë qytetarëve, por interesave të VMRO-DPMNE-së.

“Në vend të reformave, shohim partizim brutal të gjyqësorit, madje edhe okupim nga VMRO-DPMNE. Këto janë instalime partiake në drejtësi si në kohën e regjimit. Të njëjtën gjë që ka bërë DPMNE më parë, po bëhet edhe tani. VMRO-DPMNE është një parti që gjithmonë ka pasur një qëllim të vetëm kur ka qenë në pushtet, vënien nën kontroll të gjyqësorit dhe tani po e dëshmon në veprim”, ka deklaruar zëdhënsja e partisë Kuzevska.

Gjyqtarët Ariton Ala nga Gjykata e Apelit Shkup dhe Danka Ristova nga Gjykata e Apelit Shtip janë zgjedhur anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor pas zgjedhjeve që u mbajtën dje në vendvotimet në të gjitha gjykatat anembanë vendit.

Gjyqtari Ariton Ala ishte i vetmi kandidat në listën zgjedhore për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve të një liste të posaçme kandidatësh. Në anën tjetër, pesë kandidatë për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit ishin nga zona e Apelit të Shtipit, dhe gjyqtarja Danka Ristova mori numrin më të madh të votave. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share