LSDM akuza VMRO-së: Në mëngjes “shani” Levicën e në mbrëmje thoni se do koaliciononi me ta

LSDM-ja në pushtet ka akuzuar sot VMRO-DPMNE-në sepse siç thuhet në reagim, në mëngjes dërgojnë njoftime kundër Levicës duke thënë se janë Hamasi, ndërsa në mbrëmje Mickoski thotë se do të bëjë koalicion me Levicën, përcjell KlanM.

“Edhe Mickoski thotë se do të kishte negociuar në tryezë për vlerat me Levicën proruse. Çfarë vlerash janë këto? Kundër NATO-s dhe kundër BE-së, izolimit, diktaturës, regjimit dhe retorikës ndezëse. Këto janë vlerat e Levicës për të cilat Mickoski dëshiron të negociojë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Mickoski dhe DPMNE, sipas partisë së Kovaçevskit, janë kundër interesave strategjike të shtetit, kundër NATO-s e BE-së, por janë “për” koalicion me Apasievin dhe Levicën./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share