LOV “Parisi 2024”: Luiza Gega, flamurmbajtësja e Shqipërisë

Luiza Gega, Zelimkan Abakarov, Islam Dudaev, Sherman Valiev, Franko Burraj, Kaltra Meça, Greis Koxhaku dhe Manjola Konini janë tetë sportistët të cilë do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Verore “Paris 2024”.

Në një ceremoni të organizuar mbrëmë me rastin e dorëzimit të flamurit, që u zhvillua në sallën olimpike “Feti Borova” Ogerta Manastirliu dorëzoi flamurin për delegacionin olimpik në “Paris 2024”. Atletja Luiza Gega do të jetë flamurmbajtësja e Shqipërisë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”, ndërsa gjithçka do të zhvillohet më 26 korrik. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, me këtë rast i ka uruar sportistët shqiptarë që do të përfajqësojnë nedin në LOV Paris 2024.

“Presim që të jepni më të mirën dhe të sillni rezultate sa më të mira duke filluar nga garat e atletikës. Ndaj i uroj Luiza Gegës, kampiones sonë dhe kapitenes së ekipit tonë shqiptar në Lojërat Olimpike. I uroj suksese Frankos. Suksese sportistëve në tapet Abakarov, Dudaev dhe Valiev. Manjolës në qitje dhe Greisit e Kaltrës në not”, theksoi Manastirliu.

Delegacioni olimpik shqiptar është përshëndetur si nga ambasadorja e Francës në Tiranë, Katerin Suard, si dhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetari i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share