“Louis Vuitton” mahnit Seulin

Modelet ecen ne uren Jamsu 795 metra te larte qe pershkon lumin Han te veshura me dizajne sportive dhe ekstravagante

Marka “Louis Vuitton” mbajti shfaqjen e saj të parë të modës para vjeshtës në një urë në Seul.

Në një nga ngjarjet e profilit më të lartë, modelet kaluan në pistën e improvizuar poshtë urës dykatëshe Jamsu që përshkon lumin Han.

Modelet ecën në urën 795 metra, ku trafiku u ndal për 24 orë, të veshura me dizajne sportive me modele gjeometrike të dizajnuara nga Nicolas Ghesquière, drejtor artistik i koleksioneve të grave në Louis Vuitton.

Pjesë e koleksionit ishin gjithashtu edhe minifunde me ngjyra të ndezura, këpucë të larta dhe kostume me vija. Muzika tradicionale koreane u përzie me pjesë bashkëkohore duke shkuar kështu në koherencë të plotë edhe me temën e koleksonit.

Ashtu si shtëpitë e tjera luksoze evropiane, duke përfshirë ‘Dior’ dhe ‘Valentino’, ‘Vuitton’ është përpjekur të përdorë popullaritetin global dhe tërheqjen e yjeve të K-pop-it, duke i quajtur ata si ambasadorë që veshin dhe promovojnë rrobat e tyre. Njerëzit në Korenë e Jugut janë bërë shpenzuesit më të mëdhenj në botë për frymë në mallra personale luksoze.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share