Loriana Kuka, e bronztë në Grand Prixin e Taxhikistanit

Loriana Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prixin që po mbahet në Dushanbe të Taxhikistanit.

Kuka për medaljen e bronztë fitoi pa luftë, pasi britanikja Katie-Jemina Yeats-Brown nuk luftoi për shkak të një lëndimi.

Loriana e nisi garën me një fitore ndaj irlandezes Rachael Hawkes. Më pas humbi nga britanikja Kelly Petersen Pollard. Në repesazh, kosovarja triumfoi ndaj Shokhista Nazarova.

Në këtë garë, të shtunën garoi edhe Akil Gjakova, i cili u rendit i shtati. /Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share