Lokalet iu shërbejnë pije alkoolike të miturve

MPB: KEMI KRYER KONTROLLE NË 276 OBJEKTE

Në shumë objekte hotelerike siç janë, kafeteritë, diskotekat e të ngjashme të rinjë, mes tyre edhe të mitur të moshës nga 14 deri më 16 vjeç, konsumojnë pije alkoolike. Këte e kanë konstatuar mbrëmë policët pas mestatës ku kanë pasur kontrolle në 279 lokale në të gjithë territorin e vendit.

“Prej orës 00.00 deri në ora 04.00, policë së bashku me inspector shtetërorë nga Drejtoria e të ardhurave publike nga i gjithë territori i vendit kanë zhvilluar kontrolle në objekte hotelerike, gjegjesisht shitje të të miturve pije alkoolike në 279 objekte. Gjatë kontrolleve janë konstatuar gjashtë shkelje për qëndrim të të mioturve në lokal pas kohës së lejuar, dy vepra penale “shërbim i pijeve alkoolike të të miturve”, që janë të dënushme sipas Kodit Penal, neni 204”, thonë nga MPB.

MPB rikujton pronarët e objekteve hotelerike dhe tregtare që të mos shesin dhe të mos shërbejnë pije alkoolike për të miturit, ngase do të ballafaqohen me sanksione që parashihen sipas Ligjit, duke llogaritur dënime me të holla apo me burg nga tre muaj deri në tri vjet./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share