Sistemi VAR bëhet protagonist në La Ligën spanjolle
Episodi më surreal i vitit është shënuar në La Ligën spanjolle. Derbi i Madridit mes Atleticos dhe Hetafes ka prodhuar një moment që vështirë se mund të përsëritet. Protagonist është bërë sistemi VAR dhe trajneri Simeone, që mori vendim për të ulur në stol Angel Correa pas një ore loje.
Argjentinasi shënoi gol në një pozicion të dyshimtë, me gjyqtarin kryesor që e konsideroi fillimisht si jashtë loje. Diçka për të cilën u nevojit shikimi i pamjeve në sistemin VAR, ndërkaq, tekniku Simeone nuk humbi aspak kohë, duke kryer 2 zëvendësime, mes të cilëve edhe Correa.
Por këtu ndodhi edhe çudia. Kryesori akordoi gol të rregull pas konsultimit me pamjet, me festën që ishte e madhe në radhët e Atleticos. Të gjithë shkuan të festojnë me Correan në stol. Episod sa emocionues aq edhe interesant, që vështirë se mund të përsëritet.
Klan News