Pavarësisht premtimit të qeverisë se 100 % e lojrave të fatit online do të mbyllen, Megawin vazhdon të funsksionoj pa ndërprerë.
“Megawin është 100% shtetërore që organizon online dhe ka procedur tjetër. Në mbledhjen e ardhëshme të martën do të mbyllet edhe ajo dhe 100% online kazino do të këtë jasht funksionit në RMV”, kështu pati deklaruar një muaj më parë, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, po në të njëjtën vijë me Mexhitin ishin edhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë dhe VLEN të cilët gjithashtu premtuan mbylljen e basteve online megjithatë, një muaj më vonë, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Është kompania e basteve online “Megawin” ajo e cila funksionon në mënyrë krejtë normale dhe pa pikë problemi në të gjithë territorin e RMV-së edhe pse u tha se me ligj dhe vendim të Qeverisë e njëjta do të mbyllet. .
Funskionimi normal dhe pa pengesa i kësaj kompanie del të këtë tregues se per momentin e njëjta është mbi ligjin dhe më e fortë edhe se vendimet e Qeverisë.
Me kompaninë e lartë përmendur dhe funksionimin e sajë, Bashkimi Demokratik për Integrim e ka lidhur në mënyrë direkte zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti. Integristët pretendojnë se janë reformuar si parti me largimin e siç ata e quajnë të Izet Megawin Mexhitit. Blerim Bexheti nga kjo parti kujtoi se ishte pikërisht Mexhiti ai që në fushatë premtoi mbylljen e tërësishme të kazinove dhe bastoreve.
“Është evidente se një kohë edhe zotrinë e lartë përmendur z.Izet Mexhiti që e përmendni ju sidomos në fushatë, nuk ka lën vend pa me bë thirrje dhe sigurisht që ndarja jonë është evidente se edhe largimi nga ideja nga qëllimi i politikave të BDI-së është e lidhur ngushtë edhe me personin sërbo-bullgare pasiqë nga kërkesa për mbyllje të tërësishme të kazinove ku qytetarët e shohin që asnjë bastore dhe kazino nuk është mbyllur është shndërruar në mbrojtës dhe avokat i kompanisë sërbo-bullgare”, deklaroi Bexheti.
Klan Maqedoni kërkoi përgjigje për këtë edhe nga Qeveria po edhe nga vet zyrtarët e së nëjtës duke kërkuar kështu afat edhe per atë se kur e njejta do të mbyllet. Deri më tani anjë përgjigje.
Ndryshe, një muaj më parë, Qeveria me një vendim nga mbledhja paraprake ua morri lincencat për lojëra të fatit online, NOVO VLT SHPK Shkup, MOZZART SHPK Shkup, 77 BITS SHPK Shkup dhe VEZUV SHPK Shkup. /tvklan.mk