Kovaçevski-Kravinjo: Bisedimet kanë filluar, Portugalia është e gatshme të sigurojë mbështetje politike dhe teknike në procesin eurointegrues

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot realizoi takim dypalësh me ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Zhoao Gomes Kravinjo, i cili ndodhet për vizitë zyrtare dyditore në vendin tonë.

Në takim, Kryeministri Kovaçevski dhe ministri Kravinjo konfirmuan edhe një herë bashkëpunimin e suksesshëm dypalësh mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Portugalisë dhe diskutuan për mundësitë për intensifikimin dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh dhe shumëpalësh, në kontekstin e krizës aktuale ekonomike dhe energjetike me të cilën po ballafaqohet e gjithë bota.

Ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë shprehu përgëzimet e sinqerta për hapjen e bisedimeve për anëtarësim të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, duke theksuar se për këtë vendim nevojitej guxim si politik, ashtu edhe shtetëror. Kravinjo e informoi Kryeministrin Kovaçevski se Portugalia është e gatshme të ofrojë mbështetje politike dhe teknike, në vazhdimësi gjatë gjithë procesit eurointegrues.

Në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë mori pjesë edhe zëvendëskryeministrja  për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska.

Sipas agjendës, ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë, Kravinjo, në kuadër të vizitës zyrtare,  realizoi takime të ndara me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin, me zëvendëskryetarin e Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqin, ndërsa është planifikuar takim edhe me Presidentin e shtetit, Stevo Pendarovskin.

Lexo gjithashtu

RMV, 35 vatra zjarri, dy të tjera ende aktive

QMK apelon qytetarët për kujdes  Për çdo ditë numër i lartë i zjarreve aktive po regjistrohen nëhapësira të jashtme njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 35 zjarre, dhe dy tëtjera janë aktive . Nga Qendra për Menaxhim me Kriza, thonë që sot në mëngjes janëaktive vetëm dy zjarre në Makedonski Brod, afër fshatit Belicë ,Aty ku digjet një pyll i rrallë me pisha në një zonë të vështirë për t’uaksesuar ndërsa zjarri i dytë është në Komunën e Bogovinës, afërNovo Sellës, ku digjen pyje të përzier dhe bimësi të ulët. Për një pjesë të zjarreve, të cilat kanë rrezikuar fshatrat, ditë mëherët është intervenuar nga ajri me aeroplanë të Drejtorisë përMbrojtje dhe Shpëtim dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nga QMK apeluan qytetaret qe te jene…
Më tepër
Total
0
Share