Në lidhje direkte për ClickPlus në TV21, Arbër Ademi nga Fronti Europian tha se nuk e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve pasi sipas tij, sot në Llërc ka pasur parregullsi zgjedhore, transmeton TV21.
“Deri para 5 minutave, nuk e kemi ditur as rezultatin, as s’kemi mundur të biem në kontakt me vëzhguesit… është simptomatike që ora 22 jemi tash dhe mos të kemi rezultatin zyrtarisht të përmbyllur juridikisht vetëm në një vendvotim”, tha Arbër Admi në Click Plus.
Ademi bëri të ditur se nuk e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të sotme, pasi sipas tij, ka pasur parregullsi ndërkohë që bëri të ditur se deri vonë nuk kanë pasur mundësi të kontaktojnë me vëzhguesit.