Nënkryetarja e LSDM-së Sanja Llukarevska në paraqitjen e saj të parë pas përfundimit të procesit zgjedhor tha se kandidati për president i LSDM-së, Stevo Pendarovsli do të shkoj në raund të dytë dhe do të grumbulloj numrin më të madh të votave, përfshi edhe të atyre kandidatëve që ndajnë vlera europiane e që nuk arritën të shkojnë në raund të dytë.
“Falënderoj qytetarët që realizuan të drejtën e votës, në bazë të kësaj si shoqëri dëshmuam se kemi kapacitete demokratik për zgjedhje të lira dhe demokratike. Unë vetëm nga ju mediat i kam dëgjuar për disa parregullsi. Më vjen mirë që kishim numër të madh të votuesve dhe se qytetarët dëshirojnë vetë të vendosin për të ardhmen e tyre”.