Lloga: U shokova nga ajo që mësova prej përfaqësuesëve amerikanë

Ministri i Drejtësisë në Maqedoni shprehu edhe një shqetësim tjetër që po ndodh në tre gjykata të vendit, si ajo Themelore në Tetovë dhe Penale dhe Apeli në Shkup. Sipas Krenar Llogës, nga takimi me përfaqësuesit amerikan ka kuptuar se në këto tre gjykata ka salla të pajisura me sistem për audio dhe video inçizim të seancave, por që nuk janë vënë asnjëherë në përdorim.

“Kam qenë i shokuar kur gjithë ky investim amerikan në tre salla të gjykatave në vend nuk ka qenë aspak i përdorur”, tha Lloga, i cili shtoi se ka kërkuar menjëherë sqarim nga krerët e këtyre gjykatave.

Përgjigje deri tani, siç thotë Lloga, i ka kthyer vtëm kryetari i Gjykatës së Tetovës, i cili e ka njoftuar se prej atij momenti do të vihet në funksion ky sistem./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share