Lloga: Taravari nuk na ftoi në kongres

Sipas Sekretarit të përgjithshëm të ASH-së, Krenar Lloga, Kongresi i thirrur nga Arben Taravari nuk ka qenë legal dhe legjitim pasi nuk është thirrur në bazë të dispozitave statutare. Taravari, sipas Llogës, e ka thirrur kongresin “sot për nesër” dhe kjo sipas tij është joserioze.

“Ka bërë gabimin dhe ka shkelur të gjitha aktet formale dhe juridike të përfshira në Statut, por dhe në Kodin Etik sepse askush nga ne nuk ka marrë ftesë. Si në rastin e facebookut të famshëm kur edhe verdiktin e tij se si do të duhet të gjendet partia edhe në këtë rast e ka shndërruar partinë në parti të rrjeteve sociale”, tha mes tjerash Lloga në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share