Lloga: Strategjia për zhvillimin e sistemit të drejtësisë (2024-2028) është udhërrëfyes për 5 vitet e ardhshme

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe kryetari i grupit punues, Akademik Vllado Kambovski, prezantuan Strategjinë zhvillimore për gjyqësorin, e cila u miratua në seancën e fundit qeveritare, e me të cilën parashikohen reforma thelbësore.

“Ky është dokument strategjik i cili miratohet me qëllim të përcaktimit, planifikimit dhe zbatimit të politikave për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të gjyqësorit. Krahas çështjeve që lidhen me gjyqësorin, Strategjia parashikon edhe një sërë masash në fusha të tjera të rëndësishme për ushtrimin e funksioneve të sistemit të gjyqësorit dhe realizimin efikas të të drejtave të personave fizik dhe juridikë pranë organeve gjyqësore. Qëllimi kryesor është respektimi i parimit të sundimit të ligjit dhe kthimi i besimit të qytetarëve”, tha Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga.

Kryetari i grupit punues, Akademik Vllado Kambovski theksoi se jemi në një kohë kur para nesh është fillimi i negociatave me BE-në, e  pa progres në atë klaster nuk mund të zhvillohen negociata.

Si faktor kryesor të rrezikut për zbatimin e Strategjisë, ai theksoi se ardhmja e vendit tonë varet nga zhvillimi i gjyqësorit. Strategjia tërësisht është e harmonizuar me rekomandimet e Misionit Vlerësues për Këshillin Gjyqësor. Në të janë parashikuar aktivitete për forcimin e zgjedhjes, procedurës disiplinore dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë. Po rritet transparenca e dy këshillave me mbajtjen e seancave publike që do të kenë transmetim të drejtpërdrejtë.

Ndër ndryshimet ligjore të parapara, përfshihen ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë. Po ashtu, do të precizohet procedura për zgjedhjen e prokurorit publik të PTHPNKKO-së. Për të forcuar kapacitetet, janë planifikuar aktivitete të ndryshme për Gjykatën Supreme, prokuroritë publike dhe gjykatat, duke përfshirë përmirësimin e sistemit AKMIS dhe sistemin e menaxhimit të lëndëve në prokuroritë publike.

Strategjia ka një përputhje të plotë me rekomandimet e Misionit Vlerësues për Këshillin Gjyqësor dhe është dorëzuar për mendim në Komisionin Evropian më 27.11.2023. Në planin legjislativ, pritet miratimi i një kornize ligjore për materienpenale dhe civile, duke përfshirë edhe një Kodi të ri Pen.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share