Ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat premtoi në Klan Debat, Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë dhe Sekretar i përgjithshëm i ASH-së.
Ai shtoi se do të vazhdojnë me përmbushjen e pikave të programit zgjedhor të ASH-së, të cilat sipas tij i kanë futur edhe në marrëveshjen për hyrje në qeveri.
“Ne nuk heqim dorë nga platforma jonë politike…së shpejti do të fillojmë me punë për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Kemi kontaktuar edhe OSBE-në, BE-në, por edeh disa ambasada tjera që përmes ekspertizës së tyre në për vendet respektive të mund të na ndihmojnë që ligji të jetë gjithpërfshirës edhe për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në nivelin e etnisë, por edhe të grupeve të margjinalizuara, por edhe të raporteve gjinore në institucione”, deklaroi Krenar Lloga./KlanMacedonia