Lloga: Pranuam ftesën e VMRO-së për të biseduar për të gjitha çështjet e rëndësishme!

Si Front Evropian pranuam ftesën e VMRO-DPMNE-së për të biseduar për të gjitha çështjet e rëndësishme për vendin – tha Ministri I Drejtësisë dhe zyrtari I ASH-së së Ziadin Selës, Krenar Lloga, gjatë një interviste për “360 shkallë”.

Sipas Llogës, ftesa e VMRO-DPMNE-së, ka qenë e përgjithshme, e jo vetëm për ndryshimet e ligjit për riorganizimin e Ministrive.

“Para votimit të ligjit, disa ditë më parë, kishim takim të koalicionit Fronti Evropian, ku u informuam se ka një ftesë nga VMRO-DPMNE-ja ose një ftesë përmes personave të tretë. Diskutuam dhe një nga cështjet ishte se si të veprojmë më tej, respektivisht të ulemi të bisedojmë ose të vazhdojmë ta kërkojmë legjitimitetin. Diskutuam dhe njëzëri morëm qëndrimin se duhet të ulemi me VMRO-DPMNE-në dhe të hapen të gjitha çështjet” – tha Krenar Lloga, Fronti Evropian.

Ndryshe, Kuvendi me 88 vota “për” miratoi ndryshimet e ligjit për riorganizimin e ministrive. Shumica prej 2/3 u arrit me mbështetje të Frontit Evropian.

Lloga potencoi se në takim me VMRO-DPMNE-në ka qenë I pranishëm edhe përfaqësuesi I ASH-së, Elmi Aziri, ku janë hapur dy cështje – ndryshimi I ligjit për riorganizimin e qeverisë dhe formimi I Komisionit ad-hoc në parlament. I cili dy herë brenda vitit do t`I raportojë Kuvendit për shkallën e implementimit të balancuesit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share