Ministri Krenar Lloga duke folur për procesin e vetingut në Gjyqësor, u shpreh se është më se e nevojshme që përveç në gjyqësor, vetingu të zbatohet në politikë. Ai shtoi se nuk do t’i hyjnë procesit të vetingut pa mbështetje të ndërkombëtarëve sepse siç thotë Lloga, ai nuk do të që të mbajë peshën e dështimit siç ka ndodhur me Prokurorinë Speciale, të cilën Lloga e quajti “dështim që rriti dozën e zhgënjimit në vend”.
“Do të kishte qenë shumë më e rëndësishme që vetingu i vërtetë të ndodhë në politikë sepse ne as nga afër nuk jemi në nivelin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri, por ajo që është dëshmuar gjatë gjithë viteve te ne, sidomos gjatë përgjimeve është se pjesa më e madhe e prokurorëve dhe gjyqtarëve kanë problemin e asaj që gjithë ne i quajmë ‘tefterë’. Janë lidhjet që vijnë prej politikës dhe unë do të kisha insistuar edhe më tej që përveç gjyqësorit dhe prokurorisë, vetingu i vërtetë të ndodhë në politikë”, deklaroi Ministri i Drejtësisë, krenar lloga në Klan Debat./KlanMacedonia