Lloga në Gjykatën Kushtetuese, dorëzon 20 iniciativa

INICIATIVAT KANË TË BËJNË ME AKTE TË BOTUARA NË GAZETËN ZYRTARE PAS AFATIT TË PARAPARË

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese 10 iniciativa në emër të ministrisë që e drejton dhe 10 të tjera në emër të tij personal.

Iniciativat, të cilat Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kanë të bëjnë me akte të botuara në Gazetën zyrtare pas afatit të paraparë, njejtë siç ishte iniciativa që kjo gjykatë e zbatoi ndaj Udhëzimit të Llogës për grafën etnike në certifikatat e lindjes.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Tani radhën e kanë gjyqtarët e respektuar të Gjykatës Kushtetuese, nga të cilët presim që të prononcohen për nismat me të njëjtin efikasitet, shpejtësi dhe përpikshmëri si në Udhëzimin për Librat Amë në seancën e kaluar të hapur”, thotë Lloga pas dorëzimit të iniciativave.

Në iniciativat e Llogës, siç njoftohet, potencohet se në periudhën e kaluar është bërë publikimi i disa akteve për të cilat ka obligim kushtetues të publikohen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, të cilat janë publikuar në kundërshtim me nenin 52, pra nuk është respektuar afati kushtetues prej shtatë ditësh për publikim të akteve. Nga Gjykata Kushtetuese kërkohet gjithashtu që sipas detyrës zyrtare të shqyrtojë kushtetutshmërinë e akteve për të cilat nuk është respektuar afati kushtetues prej shtatë ditësh për publikimin e tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share