Lloga: Me shfuqizimin e Balancuesit, Gjykata Kushtetuese ka bërë krim juridik

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se me shfuqizimin e balancuesit, Gjykata Kushtetuese ka bërë krim juridik.

“Gjykata Kushtetuese në Maqedoni ka sjellë vendime të çuditshme tashmë e një kohë, e një ndër ta tashmë edhe shfuqizimi i balancuesit. Ka bërë krim juridik sepse edhe beteja ime para një viti me Gjykatën Kushtetuese ishte sepse ata po sillnin vendime pa qenë të gjithë të emëruar, pra nga 9 sa janë tani, aso kohë kanë qenë vetëm 7”, tha Lloga.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share