Llaskarcë-Paniçar: Moti i lig dëmtoi rrugët dhe kufizoi lëvizjen!

Komuna e Sarajit: Pastrimi ka nisur që nga e enjtja

Kështu duken rrugët e Llaskarcës së Komunës së Sarajit.

Ende po duken pasojat e motit të lig që kaploi këtë rajon dhe që shkaktoi dëme të mëdha materiale e duke përmbytur tokë e objekte, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Banorët edhe pse nuk donin të flisnin para kamerave, thonë se kjo gjendje vështirëson lëvizjen dhe dëmton automjtetet e tyre.

E përveç fshatit Llaskarcë, siç njofton KlanM, rrugë në gjendje katastrofale dhe të pa pastruar ka edhe në Fshatin Paniçar.

Imami i këtij fshati që tashmë tre vite me veturën personale vjen në këtë vendbanim, thotë se situata e rrugëve vështirëson lëvizjen.

“Sikur që e shihni rrugë nëse keni ardhur nga kjo rrugë e keni parë rrugen vet kjo është katastrof. Më vjen keq më vjen gjynah nga ana tjetër pse e keni parë vet une menxi që dal të të them une që nuk e di sesa goma ndërroj unë në dy tre muaj pse se vendi është ashtu katastrof… Për mua është e rëndë këtu të vij me veturë. Zoti më ka dhënë shëndet, mirëpo këtu e kisha lutur edhe njëherë, kujt t`i lutem unë as nuk di kujt t`i lutem, që të vijnë dhe ta shohin këtë rrugë e këto kushte që jeton ky fshat”, thotë imami i Xhamisë së Paniçarit.

Banorët e këtyre fshatrave presin që Komuna e Sarajit, të merr masa për të pastruar rrugët dhe por edhe të evidentoj dëmet nga përmbytjet.

Ndërkohë, përmes Facebookut, nga Komuna e Sarajit, siç njofton KlanM, thonë se që nga e enjtja Ndërmarja komunale ka vazhduar me pastrimin nga vërshimet edhe në rrugën kryesore për në vendbanimin Paniçar, e cila ka qenë totalisht e bllokuar për qarkullimin e banorëve.

Sic thonë nga Komuna e Sarajit, ekipet janë në gadishmëri për t`ju përgjigjur nevojave të banorëve të kësaj Komune./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share