MANÇESTER JUNAJTED – BAYERN NË QENDËR TË VËMENDJES
Emocionet e Ligës së kampionëve vazhdojnë sot me ndeshjet e raundit të gjashtë dhe të funmdit në Grupin A,B,C dhe D. Në këtë raund të fundit të fazës së Grupeve do të mësohen edhe dy skuadrtat që do të sigurojnë kualifikim në fazën tjetër të garave
Në Grupin A, ndeshja më tërheqëse gjithësesi se është sfida që do të zhvillohet në “Old Trafford”, aty ku do të përballen Mançester Junajted do të sfidon Bajernin e Mynihut. “Djajtë e Kuq” duhet të fitojnë dhe të shpresojnë që sfida tjetër e Grupit A mes Kopenhagenit dhe Gallatasarajit të mbyllet në barazim për t’u kualifikuar.
Trajneri Erik ten Hag kërkon përqendrim maksimal për ndeshjen që ai ka në dorë dhe rezultati i tyre ndaj kampionëve të Gjermanisë sot në “Teatrin e Ëndrrave” duhet të jetë thjesht fitore, për të shpresuar më pas te një barazim në duelin tjetër të grupit.
Në Grupin B, Sevilja luan në transfertën franceze me Lens për një vend në Ligën e Europës, teksa PSV-ja pret në shtëpi Arsenalin në një duel që vlen sa për statistikë
Në Grupin C, Napoli pret Bragën,. Ekipit vendas I mjafton vetëm një pike për tu kualifikuar në fazën tjetër, ndërsa skuadra portugeze do të bëjnë çmos për të marrë surprizuar kampionët e Italisë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi takohen Union Berlin dhe Real Madridi.
Në Grupin D, Interi dhe Real Sociedad luftojnë për pozitën e parë në grup me që dy ekipet kanë siguruar kualifikim. Ndërsa ndeshja tjetër e këtij grupi Salcburg – Benfika vendosin se cila ekip do tբ vazhdon në Liga Europa/
Në Raundin e gjashtë takohen:
GRUPI A
Mançester Junajted– Bajer Mynih (21:00)
Kopenhagen – Gallatasaraji (21:00)
GRUPI B
Lens – Sevilja (18:45)
PSV – Arsenal (18:45)
GRUPI C
Napoli – Braga (21:00)
Union Berlin – Real Masdrid (21:00)
GRUPI D
Inter – Real Sociedad (21:00)
Salcburg – Benfika 21:00