Dudelange – Tirana fillon në orën 19:30
Sonte në stadiunin “Jos Nosbaum” në Luksemburg, me fillim nga ora 19:30 do të zhvillohet ndeshja parë mes ekipit Dudelange dhe kampionit të Shqipërisë ekipit Tirana , e vlefshme kjo për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Shqipërisë do ta kërkojë me çdo kusht fitoren , në mënyrë që ta ketë më të lehtë sigurimin e kualifikimit tutje në ndeshjen e kthimit.
Paraqitja e fundit e Tiranës në këtë garë daton në sezonin 2020/21, ku asokohe nuk arriti të prek më shumë se raundin e dytë, pas një fitoreje dhe një humbjeje.
Po ashtu, duke marrë parasysh se luajnë si mysafirë në një vend të largët si Luksemburgu, në pamundësi të udhëtimit të shumë tifozëve, Tirana ka njoftuar se do të bëhet një organizim tek aneksi përballë stadiumit “Selman Stërmasi” për ta mbështetur klubin në rrugëtimin e tyre. Drejtësin në ndeshjen Dudelange – Tirana do ta ndaj arbitri nirvegjez Rohit Saggi.