LK: Shorti për raundin e parë të sezonit 2024/2025 – Sllovan i Bratisllavës kundërshtarë i Struga Trim Lum

LK: SHORTI PËR RAUNDIN E PARË TË SEZONIT 2024/2025

Sot në selinë e UEFA-s në Niobn të zvicrës u hodhë shorti pë ndeshjet e raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Shorti deshti që kampioni i Maqedoniosë Struga Trim Lum të përballet me Kampionin e Sllovakisë Sllovan të Bratisllavës.

Kampioni I Sllovakisë Sllovan Bratisllava është kundërshtari i kampionit të vendit tone Struga Trim Lum në ndeshjen e pare të Ligës së kampionëve . Ndeshja e parë me s këtyre dy skuadrave do zhvillohet në Bratislavë me datë 9 dhe 10 korrik, ndërsa ato kthyese do të zhvillohen pas një jave

Sa i përket tre skuadrave tjera shqiptare në Ligën e Kampionëve, ekipi Egnatia kampioni I Shqipërisë pë kundërshtarë ka Boracin e Banja Llukës nga Bosnja e Hercegovina, Kampioni I Kosovës Ballkani do të përballet me ekipin UE Santa Coloma të Andorës, ndërsa debutuesi në këto gara Deçiqi i Tuzit nga mali Zi përballet me ekipin e Uellsit The News Saints

Ndeshjet e para të raundit të parë të Ligës së Kampionëve do të luhen me datë 9 dhe 10 korrik, ndërsa ato kthyese do të zhvillohen pas një jave.

09.07. 19:00

Borac Banja Luka (Bih) – Egnatia (Alb)

Din. Minsk (Blr) – Pyunik (Arm)

FC Ballkani (Kos)-UE Santa Coloma (And)

FK Panevezys (Ltu) – HJK (Fin)

Flora (Est) – Celje (Slo)

Hamrun (Mlt) – Lincoln (Gib)

Klaksvik (Fai) – Differdange (Lux)

Ludogorets (Bul) – Dinamo Batumi (Geo)

Ordabasy (Kaz) – Petrocub (Mda)

RFS (Lat) – Larne (Nir)

Slovan Bratislava (Svk) – Struga (Mkd)

TNS (Wal) – Deçiqi (Mne)

Vikingur Reykjavik (Ice) – Shamrock Rovers (Irl)

Virtus (San) – FCSB (Rou)/tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share