7 futbollistët që “shkarkuan” Nagelsmann

Julian Nagelsmann prej disa ditësh nuk është më trajneri i Bayern Mynih, detyrë që tashmë e mban Thoms Tuchel. Motivimi i shkarkimit të tij ka qenë mongesa e harmonisë mes trajnerit dhe skuadrës edhe pse bavarezët janë në gharë për të fituar të gjitha trofetë e këtij sezoni.

E përditshmja gjermane “Bild” zbulon një listë me 7 emra, futbollistë që ngritën zërin dhe dolën publikisht hapur kundër ish-trajnerit. Zëri dhe forca e tyre ndikoi në vendimin e klubit për të larguar trajnerin. Mbi të gjithë, në këtë vendim ndikuan portierët Manuel Neuer dhe Sven Ulreich, që nuk e mirëpritën vendimin e Nagelsmann për të larguar përgatitësin e portierëve.

Madje Neur pati një deklaratë të gjatë në publik kundër këtij vendimi. Një tjetër emër është ai i Serge Gnabry, që ishte në listën e të larguarve këtë verë në rast se Nagelsmann do të qëndronte në detyrë. Ai ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar në 20 ndeshje që është aktivizuar prej tij këtë sezon.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Bild” zbulon se anti-Nageslmann ishin edhe Leroy Sane, Sadio Mane dhe Jamal Musiala, që nuk i kanë mirëpritur zgjedhjet e trajnerit. Lojtari i shtatë është Joao Cancelo, që edhe pse erdhi pak kohë më parë, mbeti i pakënaqur nga zgjedhja e trajnerit për ta lënë në stol në ndeshjen vendimtare ndaj PSG.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share