Bayern Munich mbrëmë ka eliminiuar nga garat e mëtuejeshme skuadrën e PSZH-së ku luajnë dy yjet e finales së Botërorit “Qatar 2022”, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe , të cilët vërtet mbrëm ishin të paduskshëm . “Bavarezët” kanë triumfuar me rezultat 2-0, me golat që i shënuan Choupo-Moting pas një asisti nga Goretzka në minutën e 61-të, ndërsa golin e dytë e shënoi, Gnabry në minutën e 90-të.
Ndeshjen e parë në Francë Bayern e kishte fituar me rezultat minimal 1-0. Kësisoji kampioni i Gjermanisë kalon në faze tketër të garave në Champions me rezultatin e përgjithshëm 3-0.
Biletën për fazën e çerekfinales në Ligën e Kampionëve mbrëmë e ka siguruar edhe skuadra italiane AC Milan . Ekipi i Stefano Piolit eliminoi Totternhamin me rezultatin e përgjifshëm 1-0, pasi ndeshja kthyese përfundoi me barazim pa gola.
Deri më tani kualifikim në çerekfinale kanë siguruar Milani, Chelsea, Bayerni dhe Benfika, katë skuadrat tjera do të mësohen me 14 dhe 15 mars kur takohen më 14 mars Manchester City – RB Leipzig, Porto – Inter si dhe më 15 mars Napoli – Eintracht Frankfurt dhe Real Madrid – Liverpool.
Shaban Sinani /KlanMacedonia/