Ljupço Kocevski zgjidhet kryeprokuror i ri, 62 deputetë votuan “pro”

Me 62 vota “pro” Kuvendi ka zgjedhur Ljupço Kocevskin si kryeprokuror publik të shtetit. Ai ka qenë kandidati i vetëm, pasi prokurorja Lidija Raiçeviq nuk ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe Fatime Fetai nuk është diskutuar për shkak të dokumentacionit jo të plotë të dorëzuar. Kocevski ka marrë mandat gjashtëvjeçar. Kocevski është një ish-avokat, i cili është zgjedhur prokuror i lartë publik në Gostivar në vitin 2008. Më shumë se një vit më parë ai u bë pjesë e Prokurorisë Publike të Republikës, mes dhjetë prokurorëve të këtij institucioni. Ka qenë pjesë e Bordit Drejtues të Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë dhe anëtar i komisionit disiplinor në Prokurorinë Publike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share