Me 62 vota “pro” Kuvendi ka zgjedhur Ljupço Kocevskin si kryeprokuror publik të shtetit. Ai ka qenë kandidati i vetëm, pasi prokurorja Lidija Raiçeviq nuk ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe Fatime Fetai nuk është diskutuar për shkak të dokumentacionit jo të plotë të dorëzuar. Kocevski ka marrë mandat gjashtëvjeçar. Kocevski është një ish-avokat, i cili është zgjedhur prokuror i lartë publik në Gostivar në vitin 2008. Më shumë se një vit më parë ai u bë pjesë e Prokurorisë Publike të Republikës, mes dhjetë prokurorëve të këtij institucioni. Ka qenë pjesë e Bordit Drejtues të Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë dhe anëtar i komisionit disiplinor në Prokurorinë Publike.
Lexo gjithashtu
14 profesorë kanë pranuar njoftim për bombë në Shkup
Në adresat private elektronike të 14 profesorëve sot pasdite është dërguar kërcënim për mjete shpërthyese në një shkollë…
14.02.23 16:31
Nevzat Bejta: Nuk i frikësohem aspak Taravarit
Nevzat Bejta në emision Klan Debat në pyetjen se a ka frikë nga Taravari pasi morri postin e…
17.10.22 21:31
Inspektorati nis hetimin për punësimin e bashkëshortes së zv/Ministrit (VIDEO)
MUSLIU: BRENDA DY-TRE DITËVE DO TË DALIN ME DETAJE Inspektorati shtetëror i Arsimit ka lëshuar shkresë për të…
17.08.22 17:22