Liz Truss pritet të marrë sot postin e kryeministres së Britanisë së Madhe. Mandatin për formimin e qeverisë së re pritet ta marrë në një ceremoni në kështjellën mbretërore Balmoral në Skoci.
Në prani të mbretëreshës do të bëhet dorëzimi simbolit i mandatit nga Johnson tek Truss.
Boris Johnson gjatë paradites mbajti fjalimin e fundit si kryeministër në zyrën e tij në Londër. Ai tha se kishte përmbushur me sukses të gjitha objektivat.
Fjalimin e parë si kryeministre, Liz Truss do ta bëjë pasdite ku do të shpallë edhe emrat e anëtarëve të kabinetit të ri.
Tv Klan