Liverpool FC është shpallur zyrtarisht klubi më i shikuar në Premier League në të gjithë botën sezonin e kaluar, duke thyer rekorde të audiencës.
Të dhënat e pavarura të publikuara së fundmi nga Nielsen zbuluan se gjatë sezonit 2023-24, Reds ishin klubi më i ndjekur në Premier League në nivel global, me një audiencë kumulative prej 471 milionë në 38 ndeshjet e sezonit të kaluar.
Audienca e Liverpoolit është rritur në 373% në Kinë dhe 42% në SHBA.
Ndeshja kundër Arsenalit në dhjetor ishte më e shikuara e vitit.
Liverpooli poashtu është skuadra me përfitimet më të mëdha në turneun parasezonal në SHBA. /Indeksonline/