Liverpool mundet nga Arsenal

Garë e fortë për titullin kampion në Premier League

Liverpuli kryesues humbi me rezultatin 3 – 1 përballjen me vendin e dytë në renditje Arsenalin.

Në sfidën e luajtur të dielën shënuan fillimisht vendasit me Saka, por pa u mbyllur pjesa e parë, Gabriel shkaktoi autogol, duke rivendosur barazpeshën.

Topçinjtë e Londrës realizuan edhe 2 herë me Martinelin dhe Trosar, duke arritur suksesin.

Tani diferenca mes dy ekipeve është 2 pikë, duke e bërë akoma më të fortë garën për titullin në Premier Ligë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share