Lista Serbe ka reaguar pas arrestimit të një serbi në veri të vendit nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti dyshohet për sulmin mbi dy zyrtarë policor dhe djegien e disa veturave me targa RKS.
Sipas partisë serbe në Kosovë, në rast se policia nuk e liron personin e arrestuar, atëherë kjo do të ngjallë reagimin e të gjithë serbëve.
“Për të qenë të qartë, nuk do të jetë një paralajmërim, por një kryengritje e përgjithshme për të ndaluar represionin e Albin Kurtit ndaj qytetarëve të pafajshëm”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.
Ndërsa, në lidhje me ngjarjen, drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka paralajmëruar një konferencë për media nesër, ku pjesëmarrës do të jetë edhe kryetari i Listës Serbe, Petar Petkoviq.
Sipas Petkoviqit, kryeministri i vendit, Albin Kurti, po ngre tensione në terren dhe po bën thirrje për përshkallëzim çdo herë në prag të bisedimeve.