“Lista e zezë”, kush e ka radhën? – Ja çka thotë ambasadorja amerikane

Pas Ramiz Merkos dhe Jordan Kamçevit, opinioni në Maqedoni është kurioz të dijë se kush mund të jetë në radhë për “listën e zezë” të SHBA-së, përcjell KlanM.

E pyetur për këtë, sot në Shkup u përgjigj ambasadorja amerikane, Angel Aggeler. Sipas saj, porcesi i shpalljes është shumë delikat dhe do kujdes maksimal, duke grumbulluar të gjitha informacionet dhe faktet e duhura, për të cilat punojnë ekipe profesionistësh.

“Ky është një proces i vazhdueshëm, nuk mund të them se kush është i radhës sepse realisht nuk e di. Nuk është diçka që bëhet lehtë, bëhet me shumë kujdes, por mund të them se në çdo moment vazhdojnë bisedat me zyrat në Uashington që monitorojnë këto burime se ka shumë individë dhe organizata që monitorohen në çdo moment”, tha Aggeler.

Aggeler dërgoi mesazh deri tek institucionet e Maqedonisë së Veriut që personat e korruptuar të mbajnë përgjegjësi dhe drejtësia të vihet në vend.

“Ne mundëm të gjenim prova të mjaftueshme, të përcaktonim se këta individë ishin përgjegjës dhe këtë e bëmë duke mbledhur informacion këtu në këtë vend”, tha mes tjerash ambasadorja Aggeler./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share