”Lista e Shangajit”: Nga 1.000 më të mirët asnjë Universitet nga RMV-ja!

10 UNIVERSITETET MË TË MIRA NGA SHBA-ja DHE BRITANIA E MADHE

Rangimi akademik i universiteteve në botë të Universitetit “Xhao Tong” në Shangaj, që njihet si “Lista e Shangajit”, ka publikuar listën me universitetet më të mira në botë. Kjo listë publikohet nga viti 2003, kurse metodologjia bazohet në të dhëna nga palë të treta, njofton KlanM.

Këtë vit ishin analizuar mbi 2.500 institucione, kurse lista përfundimtare prezanton 1.000 universitetet më të mira në botë.

Për të 21 herë me radhë, Universiteti i Harvardit, sic njofton KlanM, gjendet në krye të listës. Pasojnë “Stanfordi” dhe Instituti Teknologjik në Masaçusets. Në dhjetëshin e parë krahas universiteteve nga SHBA-ja janë edhe dy universitetet prestigjioze të Britanisë së Madhe, Oksfordi dhe Kembrixhi.

Për herë të parë 25 universitete gjenden në këtë listë.

Në “Listën e Shangajit” nuk figuron asnjë universitet nga Maqedonia e Veriut, kurse sic percjell KlanM, nga rajoni më mirë i ranguar është Universiteti Kapodistria në Athinë nga vendi 301 deri 400. Në listë janë edhe 5 universitete greke.

Universiteti i Beogradit rangohet nga vendi 301 deri 400, kurse nga Serbia në listë është edhe Universiteti i Novi Sadit nga vendi 901 deri 1.000.

Universiteti i Zagrebit rangohet nga vendi 401 deri 500, kurse ai i Lubjanës nga vendi 601 deri 700.

Asnjë universitet tjetër nga rajoni nuk gjendet në “Listën e Shangajit”.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share