Lista e CIA-s: Shkalla e vdekshmërisë – RMV-ja e 42-ta në botë

ESHS: VITIN E KALUAR 28.516 NJERËZ KANË NDËRRUAR JETË

Maqedonia e Veriut, në listën e CIA-s, renditet në vendin e 42-të sipas shkallës së vdekshmërisë ku janë ranguar 229 vende të botës.

Vendi ynë ka koeficient 9.61 raste të vdekjeve në 1.000 banorë brenda një viti. Koeficienti, sipas metodologjisë së analizës, llogaritet si numri mesatar vjetor I rasteve të vdekjeve në 1.000 banorë në mesin e vitit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas listës së CIA-s, në vendin e parë bindshëm sipas shkallës së vdekshmërisë është Serbia me koeficient 16.39, kurse në dhjetë vendet e para janë edhe Rumania, Lituania, Letonia, Bullgaria, Ukraina, Rusia, Estonia, Bjellorusia dhe Kroacia.

Në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, vitin e kaluar kanë ndërruar jetë 28.516 njerëz. Aryseja më e shpeshtë e vdekjeve kanë qenë sëmundjet kardiovasklulare me 35.9%, komplikimet nga COVID-19 me 20.6%, neoplazmat me 13.8%, endokrinat dhe sëmundjet nutritive dhe metabolike me 5.8% dhe sëmundjet e sistemit respirator me 4.2%.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share