Lirohet çmimi i naftës, shtrenjtohet çmimi i benzinës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,62% në raport me vendimin e datës 4.11.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,994 %, te nafta ka ulje për 0,558 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 0,436 % dhe te mazuti ulja është për 0,165% .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,578%.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 0,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,072 den/kg dhe tani do të jetë 49,995 den/kg.
Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 rritet për 1,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 2,00 den/litër.

Nga data 8.11.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 94,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 96,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 98,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 93,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 49,995 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 8.11.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share