Lipavski optimist: Kosova me ”dritë jeshile” për liberalizimin e vizave

NUK KA AFATE SE KUR DO TË PËRFUNDOJË PROCESI TEKNIK

Optimist se Kosova do të marrë dritën jeshile për liberalizimin e vizave është shprehur ministri i jashtëm cek i cili ka qëndruar të mërkurën në Prishtinë.

Pas takimit me zv.kryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi, ministri çek u shpreh optimist se do të ketë lëvizje pozitive dhe vendimi politik do të ndodh gjatë presidencës ceke në Këshillin Evropian por nuk dha afat se kur do të përfundoj edhe procesi teknik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”Për ta kuptuar thjesht, është proces që përbëhet nga aspektet teknike dhe politike. BE-ja do të rishikojë pjesën teknike dhe presidenca çeke shpreson që aspekti politik të marrë vendim pozitiv. Pritjet e mia nga vendimet politike janë të larta . Kam kërkuar nga ministri i Jashtëm i Holandës qëndrimin e tij, por ai ka thënë se do të shohim aspektin teknik dhe shpresoj që përmes kësaj do të kemi lëvizje dhe pastaj do të vendosim për aspektin politik” – tha Jan Lipavsky – ministër i Jashtëm i Çekisë.

Zv.kryeministri Besnik Bislimi vlerësoi lart angazhimin e Çekisë  për të shtyrë para procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai ka komentuar edhe raportimet e mediave serbe se dy OJQ gjermane në Serbi  janë duke hartuar draftin e Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe.

”Jam zëvendëskryeministri i Kosovës, nuk mund ta kontrolloj cka bëjnë OJQ-të në Serbi, të gjithë janë të lirë të hartojnë drafte por ato nuk janë veprime të qeverisë tonë dhe i shohim të pavlera” – tha Besnik Bislimi.

Kryediplomati cek ka takuar edhe presidenten e Kosoëvs Vjosa Osmani si dhe kryeministrin Albin Kurti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share