Lionel Messi fiton për herë të tretë çmimin e ”FIFA the Best”

Lionel Messi bëhet futbollisti i parë që fiton tri herë çmimin “FIFA THE BEST”, duke vendosur një rekord edhe për këtë trofe, pas atij të “Topit të Artë”, të cilin e ka fituar tetë herë.

36-vjeçari u konfirmua si fituesi i vitit 2023 në ceremoninë e çmimeve “FIFA THE BEST” që u zhvillua mbrëmë në Londër.

Futbolliusti i Inter Miamit dhe Argjentinës doli fitues në konkurrencë me Erling Haaland dhe Kylian Mbappe. Messi dhe Haland kishin pikë të barabarta nga 48 sejcili por vendimtare ishin votat e kapitenëve të ekipeve kombëtare pëargjentinasin, referuar sipas rregullores, ndërsa Mbappe me 35 vota ishte I treti.

Messi e kishte fituar më parë çmimin për bëmat e tij në vitin 2019 dhe 2022.

Kush janë fitues të çmimebe FIFA The Best 2023:

Lionel Messi, lojtari më i mirë

Pas “Topit të Artë” Lionel Messi fiton edhe Çmimin e FIFA-s “The Best” për vitin 2023. Argjentinasi(Psg/Inter Miami) mundi konkurencën e Haaland (Manchester City), Mbappé (Psg).

Aitana Bonmatì, futbollistja më e mirë

Aitana Bonmatì (Barcelona), fituese e Topit të Artë, u zgjodh futbollistja më e mirë.

Guardiola, trajneri më i mirë

Pep Guardiola (fitues i tripletës me Manchester City-n) fitoi çmimin për trajnerin më të mirë, duke mposhtur Simone Inzaghin (finalistin e fundit të Champions League me Interin) dhe Luciano Spallettin (titulli kampion me Napolin).

Sarina Wiegman, trajnerja më e mirë

Trajnerja më e mirë i vitit 2023 në futbollin e femrave Sarina Wiegman, holandezja që drejton përfaqësuesen e Anglisë. Ka mposhtur konkurencën e Jonatan Giraldez (Barcellona), Emma Hayes (Chelsea).

Formacioni I vitit meshku): Courtois (Real Madrid), Walker (Manchester City), Stones (Manchester City), Ruben Dias (Manchester City), Bernardo Silva (Manchester City), Bellingham (Borussia Dortmund/Real Madrid), De Bruyne (Manchester City), Haaland (Manchester City), Mbappé (Psg), Messi (Psg/Inter Miami), Vinicius Jr (Real Madrid).

Formacioni I vitit femrat Earps; Carmona, Bronze, Greenwood; Walsh, Russo, James, Toone, Bonmatí; Morgan, Kerr

Çmimi për portieren më të mirë për femra u fitua nga Mary Earps që luan për Mançester Junajtid dhe përfaqësuesen e Anglisë

Çmimi për portierin më të mirë për meshkuj u fitua nga Ederson që luan për Manchester City

Çmimi “Fair Play” iu dha përfaqësueses së Brazilit në futboll për mesazhin kundër racizmit, me fanellat e zeza

Janë përkujtuar 3 legjenda të futbollit botëror që u shuan gjatë vitit të fundit, Bobi Çarlton, Mario Zagallo dhe Franc Bekenbauer.

Çmimi “Pushkash” për golin më të bukur u fitua nga lojtar i Botafogos, braziliani Gijerme Madruga me një realizim spektakolar.

Çmimi i tifozit të vitit shkoi për Hugo Daniel Toto Inigezin, tifozin e skuadërs së Kolona de Santa Fe në Argjentinë që ishte fiksuar nga kamerat duke i dhënë qumësht me shishe të birit të tij të porsalindur.

Një çmim special ka patur edhe për legjendën e futbollit botëror të femrave, brazilianen Marta. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share