Lindjet me fekondim artificial rriten ndjeshëm në Itali

Gjatë 2019-2021, me këtë metodë numri i fëmijëve të ardhur në jetë është rritur me 64%

4% e lindjeve në Itali vjen pas një trajtimi me fekondim artificial. Dhe sipas statistikave të raporteve të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i riprodhimit të asistuar ka tendencë të rritet edhe me shumë, ndryshe nga nurmi i përgjithshëm i lindjeve, që është në rënie të ndjeshme.

Ndërkohë që vetëm gjatë viteve 2019-2021 numri i fëmijëve me fekondim artificial është rritur me 64%, pa përllogaritur këtu çiftet që zgjedhin të kryejnë procedurat jashtë vendit, dhe mendohet se janë të shumtë, veçanërisht në klinikat e Belgjikës dhe Spanjës, ku kriteret e moshës janë më të thjeshta në krahasim me në Itali.

Një tjetër problem që po përballet vendi fqinj është edhe rritja e moshës kur gratë bëhen nëna për herë të parë, ku rezulton se mesatarja është mbi 30 vjeç.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share