Limani tenton të mbrohet nga akuza për nepotizëm/ UÇK-ja nuk fshihet, deklarata e ministres e nxituar

Ministri Fatmir Limani sot nuk dha përgjigje të qarta në lidhje me punësimin e familjarëve të tij në MESO dhe EMV për të cilat e akuzuoi ASH-ja krahu I Ziadin Selës. Gjatë një përgjigjeje për mediat, ai kaloi nga roli i ministritnë atë të kryeredaktorit, duke dhënë udhëzime për çështje profesionale të gazetarisë.

Ai pranoi se vajza e tij ka qenë e punësuar në MEPSO gjatë kohës kur ai ka qenë zv/drejtor në EMV por sa I përketë vëllaut e pranon se është punësuar tani me konkursin e fundit dhe thotë se është I gatshëm të mbajë përgjegjësi për këtë.

“Sa i takon çështjes së punësimit, vajza ime ka qenë e punësuar para shtatë viteve, jo tani. Po, ngadalë, duroni dhe më mirë lexoni pak më shumë. Kam qenë drejtor në ESM dhe ajo ka qenë e punësuar në MEPSO. Duroni dhe bëhuni pak më të përgjegjshëm, formuloni pyetje si duhet dhe sigurohuni që të konfirmoni lajmet para se t’i publikoni. Kur kërkoni përgjigje, si gazetarë profesionistë, duhej të drejtoheshit në mënyrë të duhur dhe atëherë do të merrnit përgjigje. Sa I përket vëllait, ai ka qenë drejtor dhe unë e kam shkarkuar. Ju nuk duhet të merret me atë se e kam shkarkuar, por duhet të fokusoheni te konkursi dhe të shqyrtoni nëse ka pasur konflikt interesi. Jam I gatshëm të mbaj përgjegjësi.” – tha Fatmir Limani.

Limani gjithashtu reagoi ndaj deklaratës së ministres së Arsimit, e cila tha se UCK-ja për shetin nuk ka kurfarë domethënje dhe rëndësie. Ministri Limani e cilësoi këtë deklaratë të nxituar dhe iu drejtua Mickoskit, duke theksuar se do të reagonte më ,bledhje të qeverisë nëse deklarata do të kishte pasuar nga Kryeministri.

“Unë babain e kam dëshmor dhe historia nuk mund të fshihet. Ajo duhet të ishte e matur në këtë drejtim. UCK-ja nuk mund të fshihet si histori dhe, si anëtarë të saj, ne nuk mund ta fshijmë këtë pjesë të historisë. Është nivel ministri nëse kryeministri do të bënte një gabim të tillë, do të kërkonim përgjegjësi nga kryeministri,” – përfundoi ministri Fatmir Limani.

Cfarë përgjegjësie dhe a do të këtë çfardo pasoje ministri Limani pasi pranoi punësimet familjarëve të tij mbetet të shofim. Limani ka vazhduar dhe për të nuk paraqet kurfarë problemi që derisa është në pushtet të punsojë të afërmit e tyre si në kohën e qeverisjes së kaluar posahtu edhe tani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share