Limaj në Hagë: Asnjëherë nuk e kam menduar se do të kthehem për t’i takuar krerët e UÇK-së

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate të Kosovës Fatmir Limaj, po e zhvillon një vizitë në Hagë ku do t’i takojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Ai do të ketë takim edhe me ish-kreu e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj.

Limaj tha se asnjëherë se kishte menduar që pas 17-vjetësh prej që ishte liruar nga Haga do të kthehej sërish për t’i takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së shtoi se bashkëluftëtarët e tij po e zhvillojnë betejën e fundit për pavarësinë e Kosovës.

“Pikërisht, këtu po tentohet përmbysja e historisë së lavdishme të kombit tonë, jo vetëm për ne që sot jetojmë, por për gjeneratat që do të vijnë edhe pas 100 viteve. Kështu që, beteja në Hagë nuk është betejë personale as e Hashim Thaçit, as e Jakup Krasniqit, as e Kadri Veselit, as e Rexhep Selimit dhe të tjerëve, por përmes tyre, është betejë për Kosovën!”, tha Limaj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share