Kryeushtaraku i Serbisë: Radojçiq u stërvit privatisht, jo me ne

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, të hënën doli në një konferencë për media.

Ajo që bëri ai bashkë me ministrin e tij të mbrojtjes serbe, Millosh Vuçeviq, është kundër përgjigje e asaj që shfaqën autoritetet e shtetit të Kosovës, të dielën.

Sipas dëshmive të prezantuara më 1 tetor në Mitrovicë, nga drejtori i policisë, Gazmend Hoxha dhe ministri i punëve të brendshme Xhelal Sveçla, grupi i armatosur terrorist që kreu sulmin në Banjskë më 24 shtator,paraprakisht ishin përgatitur në Serbi, nga ku edhe e morën gjithë armatimin e logjistikën për ta kryer sulmin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Si qëllim final i gjithë veprimtarisë se grupit sipas shtetit të Kosovës ishte ankesimi i veriut të republikës.

“Sa i përket akuzave që ne kemi trajnuar terroristë, theksoj se ushtria e Serbisë është serioze, e organizim serioz e cila nuk duron asnjë lloj improvizimi apo gënjeshtre. Na lëndon intelektin akuza se ushtria e Serbisë ka planifikuar sulm mbi Kosovën”,tha Mojsilloviq.

I pari i ushtrisë serbe, mohon se Millan Radojçiq u trajnua në një fushë speciale, ani se e pranoi që pati serbë nga Kosova në numër shumë të vogël që si pjesë e komponentës rezervë morën pjesë në trajnimet e këtyre viteve të fundit në fushën e ashtuquajtur “Pasulajnske Livade”.

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, megjithatë s’e mohoi që Radojçiq, u stërvit në ndonjë variant tjetër.

“Në përputhje me evidencën tonë , ju njoftoj se Millan Radojçiq, nuk kam marrë pjesë në trajnimin e mbajtur në “Livadhet e Fasuleve”, ai s’ka gjuajtur asnjë plumb, nuk e hodhi asnjë granatë, apo morri pjesë në ushtrimet e përmendura.

Në disa raste viteve të kaluara ai është ftuar në ushtrime, por në të njëjtat nuk është përgjigjur. E çka bënë Radojçiq në pronë private nuk është punë për ushtrinë e Serbisë”, shtoi Mojsiloviq.

Millan Radojçiq,mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë të Zveçanit, duke pretenduar se gjithë aksionin e përgatiti i vetëm pa mbështetje e dijeninë e Serbisë dhe udhëheqësve të saj, si dhe partisë që deri vonë i takonte Listës Serbe.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share