Lija e Majmunit në Kosovë! Cana: S’ka hapësirë për panik në RMV – rasti i izoluar!

S`ka hapësirë për panik dhe qytetarët mund të jenë të qetë, ka deklaruar Drejtori I Klinikës Infektive në Shkup, Fadil Cana, pasi autoritetet shëndetësore të Kosovës njoftuan se në Kosovë është konfirmuar rasti I parë me linë e majmunëve.

Cana theksoi se është njoftuar me rastin në Kosovë dhe se ka biseduar me Drejtorin e Klinikës Infektive në Prishtinë, nga ku ka marrë informacione se pacienti është në situatë stabile dhe se situate është nën kontroll.

Për rastin në Kosovë tha se është I izoluar respektivisht se personi i infektuar një kohë të gjatë ka punuar jashtë vendit.

Sipas Canës, autoritetet shëndetësor kanë kapacitete që të përballen me këtë sëmundje, nëse paraqitet edhe në vendin tonë.

Lija e majmunit është sëmundje virusale që lehtë transmetohet nga njerëzit dhe kafshët e infektuara.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share