LIGJI PËR RIORGANIZIMIN E QEVERISË
Vetëm një muaj pas zgjedhjeve parlamentare, bëhet e qartë se DPMNE-ja gënjeu popullin – thuhet në reagimin e LSDM-së ndaj press-konferencës së zëdhënëses së VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.
Sipas socialdemokratëve, u premtua administratë publike efikase dhe e zvogëluar, kurse me procedurë të shkurtuar u kontrabandua ligji për rritjen e ministrive, sic thonë, pa analiza dhe implikime buxhetore.
Në reagimin e LSDM-së nuk u anashkalua as edhe marrëveshja VMRO-BDI për mbështetjen e ligjit. Pyesin VMRO-në, sic thonë, nëse janë qenushë të ulur në prehërin e BDI-së.
“Sipas Mickoskit, në politikë asgjë nuk është e rastit. Kësisoji fushata e DPMNE-së kundër BDI-së u shndërruar në Pazar politik. Premtuan marrëveshje më të mira dhe politikë më të fuqishme ndërkombëtare, kurse tashmë kanë hapur grindjet me fqinjtë. Premtuan se do ta ulin huamarrjen, kurse paralajmërojnë kredi prej 1 miliardë euro”, thanë nga LSDM-ja.
Sipas socialdemokratëve, llogaritë për gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së së shpejti do të mbërrijnë për t`u paguar nga qytetarët dhe shteti. Pretendojnë se DPMNE-ja ka tradhëtuar qytetarët dhe besimin e popullit. /tvklan.mk/