LLOGA: SISTEMI AKTUAL INFORMATIV KA MANGËSI DHE NUK JEP REZULTATET E PRITURA
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka mbajtur takim koordinativ me Zv/Kryeministren e ngarkuar për sundim të drejtë, Slavica Grkovska, Kryetarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik, Prokurorin Publik, Lubomir Joveskin, koordinatorët e partive më të mëdha politike, përfaqësues të OJQ-ve dhe ekspertë të projektit “Sundimi i së drejtës”. Ishte I ftuar edhe koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, por nuk ka marrë pjesë në takim.
Në mbledhjen me përbërje të zgjeruar tek Ministri I Drejtësisë, Krenar Lloga, temë e diskutimit ishte propozimi për Ligjin e prokurorisë publike për vendosjen e mbikëqyrjes mbi funksionalitetin e sistemit për ndarjen e lëndëve.
Ministri Lloga ka propozuar udhëzime për ndryshimet e reja që do të shqyrtohen nga grupi i punës që do të formohet dhe do të punojë në përpilimin e ndryshimeve.
”Në takim u konkludua nevoja për hartimin e ndryshimeve në Ligjin për Prokurorinë Publike dhe Ligjin e ri për Administratën e Prokurorisë Publike dhe u konstatua se sistemi aktual informativ ka mangësi dhe nuk jep rezultatet e pritura” – tha Krenar Lloga.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, Ministri Lloga pati përplasje me Prokurorin Shtetëror, Lubomir Joveski, që I parapriu publikimi i Raportit për punën e Prokurorive Publike për vitin 2022.
Mendimi është dërguar në Qeveri, kurse në të Ministri Lloga ka përmendur se Prokuroria nuk ka vënë të dhënat për afatin e hetimeve që me ligj janë të kufizuar nga 6 deri më 12 muaj, kurse ka vërejtje edhe për mosxhirimin e marrjes në pyetje në Prokuroritë.
Prokuroria kishte mohuar dhe përmes komunikatës ka sqaruar se vlerësimet për afatin e procedurave hetimore, Ministri Lloga I ka lexuar në një raport të vjetër të Departamentit Amerikan të Shtetit, në vend që ta sheh raportin më të ri, ku thuhet se afatet nuk janë të detyrueshme por janë instruktive dhe se Prokuroria nuk ka resurse të mjaftueshme. /KlanMacedonia/