BDI-ja sërish ka bërë thirrje për miratimin e Ligjit për masa restriktive për persona të sanksionuar nga SHBA-të.
Integristët presin që partitë në pushtet ta ndërpresin heshtjen dhe frikën nga thirrja për vetting të politikanëve për 30 vitet e fundit dhe për rihapjen e privatizimit.
Sipas BDI-së, Ligji për masa restriktive I propozuar nga kjo parti dhe I miratuar në Qeveri, paraqet një hap të domosdoshëm për vendosjen e drejtësisë dhe respektimit të standardeve ndërkombëtare.
Integristët shtrojnë pyetjen se cilët oligarkë po i mbron qeveria duke bllokuar ligjin për masat restriktive?
BDI
“BDI publikisht sfidon VMRO-DPMNE-në dhe partnerët e tyre ta kthejnë në rend dite Ligjin për masa restriktive dhe ta miratojnë pa anulime. Çdo refuzim ose anulim do të jetë një dëshmi e qartë për përkushtimin e tyre për të mbrojtur interesat e oligarkëve dhe sabotimit të luftës kundër korrupsionit”
Ndërkohë, përmes një komunikate tjetër, BDI-ja ka shprehur keqardhje, siç thonë, që komunikata e tyre lidhur me domosdoshmërinë e ndalimit të shndërrimit të luftës kundër korrupsionit në përndjekje etnike dhe politike, duke shfrytëzuar shembullin e Koço Angjushevit, ka marrë hapësirë të kufizuar në mediat në gjuhën maqedonase.
Sipas BDI-së, një qasje e këtillë nuk është në interesin e opinionit dhe dëmton nismën për ndërtimin e një shoqërie transparente dhe të drejtë.
BDI u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtar që nga afër ta ndjekin zhvillimin e ngjarjeve dhe të mos lejojnë që lufta anti-korrupsion të merr përmasa të karakterit selektiv dhe të shndërrohet në instrument për përndjekje politike.