Ligji për “branitellat” përplas partitë në Kuvend! LSDM kërkon nga Gashi ta ftojë seancën e Komisionit

Ligji për “Branitellat” vazhdon të shkaktojë përplasje mes partive politike në Kuvend. LSDM kërkon nga kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ta respektojë rregulloren e kuvendit dhe ta ftojë seancën e komisionit, përkrahje të ligjit kërkon edhe partia e Pavle Trajanovit.

LSDM ka kërkuar sot nga kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ta respektojë rregulloren e kuvendit dhe ta ftojë seancën e komisionit për politikë sociale në të cilën duhet të miratohet ligji i Branitellave. Jovan Mitrevski deputet I kësaj partie sot njoftoi se grupi parlamentar ka dorëzuar shkresë zyrtare deri tek Gashi që të thir komisionin per cështje të mandateve dhe imunitet për të interpretuar vendimin e tij për mosthirrje të komisionit për punë dhe politik socjale që po pengon ligjin e branitellave . Shton se arsyetimin që e ka dhënë Gashi është i pabazë dhe se I njejti duhet të veprojë sic bëri paraprakishtë  i me komisionin për Financa dhe buxhet.

JOVAN MITREVSKI – LSDM
Dorëzova shkresë zyrtare deri tek kryetari i Kuvendit ta caktojë Komisioni për Rregullore dhe Çështje të Mandateve dhe Imunitetit të thërasë seancë ku do të shqyrtohet aplikimi i nenit 126 pika 3. Meqëse në mënyrë absolute nuk pajtohem me arsyetimin e kryetarit për këtë nen e dorëzova këtë kërkesë. Nëse në bazë të nenit të njëjtë, zotri Afrim Gashi e thirri seancën për Financa dhe Buxhet për huamarjen nga Hungaria që është edhe obligim i tij në të vërtetë të njëjtën mund ta bëjë edhe për ligjin për të drejta të veçanta për pjestarët e forcave të sigurisë.

Për “Branitellat” ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Pavle Trajanov. Nga ku theksojnë se është e papranueshme që ligji të përdoret për konfrontime ndërpartiake dhe nxitje të tensioneve ndëretnike atë sipas tyre duhet ta përkrahin të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në parlament. Nga kjo parti UÇK-në e quajnë edhe formacion paramilitar. Sipas tyre Maqqedonia bëri mjaftë lëshime për UÇK-në.

LD reagim

“Maqedonia bëri numër të madh lëshimesh për krerët dhe anëtarët e formacionit paraushtarak UÇK, duke përfshirë amnistinë e tyre me miratimin e ligjit dhe punësimin e një pjese të madhe të anëtarëve të UÇK-së, amnistinë për lidershipin e UÇK-së përmes një interpretim autentik të Ligjit për amnisti nga ana e Kuvendit të Maqedonisë, shndërrimi i UÇK-së në parti politike, liderët e UÇK-së u bënë liderë të partisë së re BDI që ishte në pushtet për 20 vjet“, thonë nga LD.

Ligji për branitellat është bllokuar nga kryetarja e Komisionit për punë dhe politikë sovjale Ilire Dauti e cila rrefuzon të thërras të njejtin për të zgjyrtuar këtë ligjë. Ligji nuk do të kaloj deri sa unë do të jem kryetare e komisionit ka përësëritur disa herë deputetja Dauti. Kundër ligjit dhe nuk do të lejojnë të kalojë janë shprehur edhe kryetari I kuvendit Gashi dhe deputetët e VLEN-it. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share